Ndërlidhjet

logo-print

Oxfam: Jemeni në “prag të katastrofës”


Në raportin më të ri të grupit ndërkombëtar humanitar, Oxfam, tërhiqet vërejtja se pas 18 muajve të luftës në Jemen, ky vend gjendet “në prag të katastrofës”.

“Gjysma e popullatës nuk ka ushqim të mjaftueshëm”, thotë kjo organizatë humanitare britanike, në raportin e publikuar sot, dhe shton se “në disa hapësira, dërgimi i ushqimit është penguar me qëllim”.

Kombet e Bashkuara thonë se më tepër se 10 mijë civilë janë vrarë ose plagosur, prej se koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, në mars të vitit 2015, e ka filluar fushatën për tu shkaktuar disfatë kryengritësve shiitë huthi dhe aleatëve të tyre, dhe rrjedhimisht, për ta ripërtrirë qeverinë e Jemenit, e cila është e njohur ndërkombëtarisht.

Oxfam tha se ka biseduar me më tepër se 1,000 njerëz që janë larguar nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG