Ndërlidhjet

IS-i mund të ketë sulmuar me armë kimike trupat amerikane


Mosul, Irak - foto arkivi
Mosul, Irak - foto arkivi

Militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik mund të kenë sulmuar me raketë kimike trupat amerikane në Irak, tha ushtria e SHBA-së.

Sipas deklaratës, raketa që ka zbarkuar në bazën ajrore Kajara, pranë qytetit Mosul, mund të ketë pasur gaz mustardë.

Nga sulmi nuk është plagosur askush.

Nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi i parë me armë kimike ndaj forcave të koalicionit në Irak.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e Shtetit Islamik që dy vjet dhe beteja për rikthimin e tij pritet të nisë brenda javësh.

XS
SM
MD
LG