Ndërlidhjet

Zuckerberg, Chan premtojnë miliarda për luftën kundër sëmundjeve


Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan me vajzën e tyre Max.

Mark Zuckerberg dhe Priscilla Chan me vajzën e tyre Max.

Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, dhe gruaja e tij Priscilla Chan, kanë premtuar tre miliardë dollarë për të financuar kërkimet mjekësore gjatë dekadës së ardhshme.

Në një konferencë për gazetarë në San Francisko, ata thanë se qëllimi i tyre final është “kurimi, parandalimi ose menaxhimi i të gjitha sëmundjeve deri në fund të shekullit”.

Fondet do të shpërndahen nga Nisma Chan Zuckerberg, e cila është krijuar në dhjetor të vitit 2015.

Investimi i parë do të jetë 600 milionë dollarë, për krijimin e një qendre bio-shkencore në San Francisko.

XS
SM
MD
LG