Ndërlidhjet

OKB do të rinisë dërgimin e ndihmave në Siri


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Kombet e Bashkuara do të rinisin dërgimin e konvojeve me ndihma në Siri.

Ato kanë ndaluar operacionet të hënën, pas një sulmi vdekjeprurës mbi një mision të ndihmës.

Avionët rusë ose sirianë dyshohet se janë përgjegjës për këtë sulm që ka ndodhur pranë Alepos.

“Kamionët e ndihmave tani do ta kalojnë nëpër disa zona, por me kujdes dhe maturi”, tha për BBC-në i dërguari i OKB-së për krizën në Siri, Staffan di Mistura.

Fuqitë ndërkombëtare do të diskutojnë sot në Nju Jork përpjekjet për paqe në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë të martën se “e ardhmja e Sirisë varet nga një fije”.

XS
SM
MD
LG