Ndërlidhjet

logo-print

Tensione në rritje midis Pakistanit dhe Indisë


Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka akuzuar Indinë për armatosje të paparë të forcave.

Duke iu adresuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Sharif tha se vendi i tij do të përpiqet maksimalisht të shmangë konfliktin.

Tensionet midis Indisë dhe Pakistanit janë rritur në javët e fundit.

Ka pasur po ashtu protesta të dhunshme kundër sundimit të Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit.

Të dielën, militantët kanë vrarë 18 ushtarë indianë në një bazë në rajon.

"Vendi im ka qenë viktimë e terrorizmit, përfshirë atë që mbështetet, financohet dhe sponsorizohet nga jashtë. Nuk do të lejojmë që terrorizmi i sponsorizuar nga jashtë dhe kërcënimet për destabilizim të shkaktojnë turbulenca në Pakistan", tha Sharif.

XS
SM
MD
LG