Ndërlidhjet

Afganistani bën paqe me grupin militant


Afganistan
Afganistan

Qeveria e Afganistanit ka nënshkruar marrëveshje për paqe me grupin militant Hezb-e Islami.

Marrëveshja, e cila është firmosur sot në një ceremoni në zyrën e Këshillit të Lartë për Paqe në Kabul, do të zbatohet pasi të nënshkruhet zyrtarisht nga presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, dhe lideri i grupit militant, Gulbuddin Hekmatyar.

Sipas mediave afgane, marrëveshja i garanton Hekmatyarit amnisti për shkeljet e kaluara dhe parasheh lirimin e disa të burgosurve të Hezb-e Islamit.

Negociatat me këtë grup kanë zgjatur me muaj.

Hezb-e Islami ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër forcave të SHBA-së dhe të Afgansitanit që nga pushtimi amerikan më 2001.

Kabuli shpreson se marrëveshja me Hezb-e Islamin mund t’i bindë militantët tjerë t’i japin fund kryengritjes dhe t’i bashkohen procesit politik.

XS
SM
MD
LG