Ndërlidhjet

Nuk ka prova se në MH370 ka pasur zjarr


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet australiane hodhën dyshime mbi teorinë se fluturimi i kompanisë Malaysia Airlines MH370 ka pasur zjarr në bord përpara se të zhdukej.

Ditë më parë, disa pjesë të rrënojave me shenja të djegies, janë gjetur në Madagaskar.

Megjithatë, autoritetet thanë se nuk ka ende prova se këto rrënoja i përkasin MH370-ës.

Byroja për Sigurinë në Transport e Australisë tha po ashtu se rrënojat me shenja nuk janë djegur, por janë zbardhur nga një reagim në rrëshirë.

Avioni ka pasur 239 veta në bord kur është zhdukur në mars të vitit 2014.

Avioni, i cili ka qenë duke fluturuar nga Kualla Lampuri për në Pekin, besohet se është rrëzuar në jug të Oqeanit Indian.

Australia ka udhëhequr kërkimet, duke përdorur dronë nënujorë dhe anije të specializuara.

XS
SM
MD
LG