Ndërlidhjet

logo-print

Autoritetet e Kosovës kthejnë Marko Gjuriqin në Serbi


Marko Gjuriq

Marko Gjuriq

Autoritetet e Kosovës kanë kthyer mbrapsht për në Serbi shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili po vizitonte komunën e Graçanicës.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se si edhe hera tjera, Gjuriq, ndonëse kishte leje për këtë vizitë, ka treguar sjellje të pa disiplinuara, që nuk i takojnë një politikani serioz.

Gjuriq, sipas Murtezajt, e ka shkelur marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve serb në Kosovë, e cila kërkon nga ta që të mos përçojnë mesazhe nxitëse politike, andaj konform procedurave është detyruar ta lëshojë Kosovën.

“Një gjë duhet të dihet se në Kosovë veprojnë apo qeverisin institucionet e Republikës së Kosovës. Këtë së pari duhet ta kuptojë vet Gjuriqi”, ka deklaruar Murtezaj.

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për kthimin e Gjuriqit në Serbi nuk ishte i pari, pasi që veprime të tilla janë marrë edhe në të kaluarën ndaj zyrtarëve serb që nuk kishin përfillur marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG