Ndërlidhjet

logo-print

Qyteti i Alepos bombardohet rëndë


Aleppo

Aleppo

Aktivistët sirianë thonë se në zonat e kontrolluara nga rebelët në veri të qytetit të Alepos, gjatë natës së kaluar, kanë ndodhur bombardimet më të rënda.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë se sulmet ajrore “kanë shkaktuar zjarre masive”.

Një grup aktivisësh ka thënë se të paktën 10 njerëz janë vrarë gjatë bombardimeve, ndërkaq një doktor ka deklaruar se numri i të vrarëve është 45.

Nuk është akoma e qartë se kush ka kryer këto sulme, por aktivistët kanë akuzuar qeverinë siriane dhe Rusinë.

Luftime të ashpëra raportohet të kenë ndodhur pas sulmeve ajrore.

Marrëveshja e armëpushimit, e arritur në mes të SHBA-së dhe Rusisë, u prish më herët gjatë kësa jave.

XS
SM
MD
LG