Ndërlidhjet

SHBA: Miratohet projektligji i armëve vdekjeprurëse për Ukrainën


Ilustrim
Ilustrim

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka mbështetur projektligjin i cili bën thirrje për të dërguar në Ukrainë armë vdekjeprurëse për të luftuar kundër separatistëve dhe Rusisë në lindje të rajonit Donbas.

Projektligji, i cili është votuar unanimisht, është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të mbështetur forcat ushtarake të Ukrainës.

Kivei vazhdimisht ka kërkuar nga Uashingtoni që t’i dërgojë armë më të avancuara- siç janë raketat antitank- për të luftuar kundër separatistëve.

Por adiministrata e presidentit Barack Obama u ka rezistuar këtyre kërkesave, nga frika se luftimet mund të përshkallëzohen.

Ligji, i cili do të dërgohet në Senatin amerikan për votim, gjithashtu ka për qëllim që të rrisë fondet kundër propagandës ruse.

XS
SM
MD
LG