Ndërlidhjet

Rohani fajëson fuqitë botërore për përhapjen e terrorizmit


Presidenti iranian Hassan Rohani në adresimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Presidenti iranian Hassan Rohani në adresimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka fajësuar fuqitë botërore për përhapjen e terrorizmit gjatë 15 vjetëve të fundit, duke thënë se bota është më pak e sigurtë.

Rohani ka thënë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se “represioni dhe ndërhyrja ushtarake”, nga një shtet, që ai nuk e ka specifikuar se cili është ai, ka bërë që terroizmi të zgjerohet, duke bërë që bota të jetë më pak e sigurtë.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje vendit rival, Arabisë Saudite për “ndërprerjen” e politikave përçarëse në Lindjen e Mesme, duke thënë se kjo çështje është serioze sa i përket paqes dhe sigurisë.

Rohani ka thënë se nëse Arabia Saudite “është serioze për vizionin e saj për zhillimin dhe rritjen e sigurisë rajonale, duhet të heq dorë nga politikat ndarëse, përhapjen e ideologjisë së urretjes dhe tentimit për të shkelur të drejtat e fqinjëve të saj”.

Marrëdhëniet në mes të Iranit dhe Arabisë Saduite janë përkeqësuar pasi Irani mbështet presidentin sirian, Bashar al-Assad në luftën civile në Siri, ndërkaq sauditët mbështesin opozitën siriane.

Rohani gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e programit bërthamor të Iranit, që u arrit në mes të Shteteve të Bashkuar adhe pesë fuqive të tjera botërore vitin e kaluar, duke e përshkruar marrëveshjen si “fitore për të dyja palët”.

Por ai ka kritikuar Uashingtonin për atë që ai e quan “mungesë të pajtueshmërisë” me marrëveshjen bërthamore dhe ka thënë se marrëveshja duhet menjëherë të “korrigjohet”.

XS
SM
MD
LG