Ndërlidhjet

Ligjvënësit akuzojnë Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA


Ilustrim
Ilustrim

Demokratët në komisionin për inteligjencë në Kongresin amerikan, kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet që të ndërhyjë në zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA, përmes ndërhyrjes nëpër kompjuterë dhe i kanë bërë thirrje presidentit rus, Vladimit Putin “që të urdhërojë ndërprerjen e këtyre aktiviteteve”.

Senatorja demokrate Dianna Feinstein dhe përfaqësuesi Adam Schiff kanë thënë përmesnjë deklarate se në “bazë të informacioneve që kemi marrë, kemi konstatuar se agjencitë e inteligjencës ruse janë duke bërë përpjekje serioze për të ndikuar në zgjedhjet amerikane”.

“Të paktën, kjo përpjekje ka për qëllim që të nxisë dyshime në lidhje me sigurinë e zgjedhjeve tona dhe ka gjasa se këto po bëhen për të ndikuar në zgjedhje- ne nuk mund të gjejmë asnjë arsyetim tjetër lidhur me sjelljen e rusëve”, kanë thënë ata.

Ligjvënësit demokratë kanë shtuar se ata “besojnë se urdhërat për agjencitë e inteligjencës për të kryer veprime të tilla mund të vijnë vetëm prej niveleve shumë të larta të qeverisë ruse”.

Zyrtarët në qeverinë amerikanë kanë thënë se Rusia ose ndihmësit e tij , janë përgjegjës për ndërhyrjen në partitë politike në SHBA.

Shtëpia e Bardhë ka thënë më 16 shtator se është duke ndërtuar një rast ligjor ndaj hakerëve rusë, të cilët besohet se qëndrojnë prapa sulemeve kibernetike që kanë për qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale.

Në të njëjtën kohë, Kongresi ka thënë se është duke shikuar për sanksione ndaj Rusisë për sulmet kibernetike, kanë raportuar mediat.

XS
SM
MD
LG