Ndërlidhjet

Putin takohet me Dodik


 Milorad Dodik dhe Vladimir Putin

Milorad Dodik dhe Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar në Moskë me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik.

Agjencia e lajmeve TASS raproton se dy liderët kanë diskutuar “për situatën në Ballkan dhe për marrëdhëniet dypalëshe”.

Përpara se të shkonte në Moskë, Dodik kishte deklaruar se po shkon atje për të dikutuar për çështje ekonomike dhe për bashkëpunimin me Rusinë.

Ai kishte thënë se gjatë kësaj vizite do të diskutonte edhe për referendumin e planifikuar të mbahet më 25 shtator, që ka rritur tensionet në Bosnjë e Hercegovinë.

Në referendumin më 25 shtator do të vendoset nëse 9 janari do të jetë “Dita e Etnitetit”.

Gjykata Kushtetuese në Bosnjë ka thënë se kjo festë është diskriminuese ndaj etnive tjera në Bosnjë, kroatëve dhe boshnjakëve.

Më 9 janar, 1992 serbët në Bosnjë shpallën shkëputje nga Bosnja dhe shpallën shtetin e tyre.

Dodik ka thënë se referendumi do të mbahet pavarësisht vendimit të Gjykatës Kusthetuese të Bosnjës.

XS
SM
MD
LG