Ndërlidhjet

Charlotte përgjithësisht e qetë nën gjendje të jashtëzakonshme   

  • RFE /RL

Charlotte

Charlotte

Nata e tretë e protestave pas të shtënave fatale të policisë në Charlotte kaloi e qetë, të premten në mëngjes, pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme nga kryebashkiaku i qytetit dhe arritjes së pjesëtarëve të armatosur të Gardës Kombëtare në qendrën e qytetit.

Në demonstratat përgjithësisht të qeta të natës së të enjtes iu bë thirrje policisë që të publikojë video regjistrimet që do të zgjidh dallimet e thelluara rreth të shtënave gjatë kësaj jave mbi afrikano-amerikanët, njofton Associated Press.

Demonstruesit brohoritën “publikojeni xhirimin” dhe “i duam xhirimet” duke bllokuar shkurtimisht një udhëkryq afër selisë së Bankës së Amerikës (Bank of America) dhe më vonë duke I ngjitur shkallët deri tek dyert e qendra e qeverisë së qytetit. Më vonë, një numër demonstruesish marshuan drejt autostradës përmes qytetit, por u kthyen prapa nga policia.

Gjendja e jashtëzakonshme u vendos pas tri ditë të protestave pasi, siç njoftohet, një polic vrau një person të përkatësisë afrikano amerikane.

Një demonstrues që u plagos rëndë gjatë natës së dytë të protestave, ndërkohë vdiq nga plagët e marra.

Policia pati përdorur gazin lotsjellës ndaj qindra demonstruesve që sulmuan gazetarët, thyen xhamat dhe shkaktuan zjarre të vogla, njoftoi BBC.

Protestat filluan te qeta, por pastaj ndodhën të shtënat gjatë të cilave një person u plagos rëndë. Zyrtarët e qytetit thonë se policia nuk ka shtënë mbi të.

Demonstuesit pastaj filluan të hedhin shishe dhe fishekzjarrë mbi policinë, e cila u përgjigj me gazin lotsjellës. U plagosën katër policë.(REL)

XS
SM
MD
LG