Ndërlidhjet

Erdogan: SHBA po i dërgon armatim kurdëve të Sirisë


Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po i dërgon më shumë armatim milicisë kurde të Sirisë, të cilët Ankaraja i cilëson si organizatë “terroriste”.

Erdogan ka thënë se tri ditë më parë SHBA ka dërguar “dy avionë me armatim” në Kobane të Sirisë për Njësitë për Mbrojtjen e Popullitë sirianë (YPG) dhe për Bashkimin e Partive Demokratike (PYD).

Duke folur në Nju Jork, Erdogan ka shtuar se Uashingtoni po gabon kur po e konsideron YPG-në si aleatë për të luftuar grupin militant Shteti Islamik.

SHBA thotë se YPG-ja është aleati më efektiv në terren që po lufton IS-in në Siri. Sidoqoftë, Ankaraja thotë se ky grup është “terrorist” dhe është i lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).

Erdogan ka diskutuar për çështjen e dërgimit të armatimit edhe me nënpresidentin e SHBA-së, Joe Biden por Biden ka insistuar se lidhur me këtë nuk ka informacione.

XS
SM
MD
LG