Ndërlidhjet

Egjipt: Mbi 100 të vdekur nga fundosja e anijes


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Egjipt thonë se kanë nxjerrë nga ujërat në Egjipt më shumë se 100 trupa të pajetë të migrantëve, teksa numri i viktimave nga fundosja e anijes vazhdon të rritet.

Mohammed Sultan, guvernator i provincës Beheira, i ka thënë agjencisë Associated Press se 115 trpa të pajetë janë nxjerrë nga ujërat pas aksidentit që ndodhi më 21 shtator, rreth 2 kilometra larg brigjeve të qytetit port të Rosettas.

UNHCR ka thënë se në anije ishin rreth 450 njerëz ndërkaq agjencia shtetërore e lajmeve MENA më herët ka raportuar se numri i personave në bordin e kësaj anije mund të ketë qenë 600.

Rreth 150 njerëz, shumica egjiptian kanë shpëtuar nga fundosja e anijes. Shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë të cilët nuk kanë qenë në gjendje të notojnë larg anijes dhe kanë qëndruar në të duke pritur që të vijë ndihma.

Ujërat e Egjiptit përdoren nga migrantët në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë.

XS
SM
MD
LG