Ndërlidhjet

Vjenë: Mbahet samiti për migrim me vendet ballkanike


Pamje e migrantëve në një park në Beograd të Serbisë në muajin prill të këtij viti
Pamje e migrantëve në një park në Beograd të Serbisë në muajin prill të këtij viti

Liderët e vendeve përgjatë rrugës ballkanike të migrimit tubohen sot në Vjenë për të diskutuar për mënyrat për mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim janë ftuar edhe kryeministri grek, Alexis Tsipras, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi vendet e tyre paraqesin pikën e hyrjes dhe të destinimit të migrantëve dhe refugjatëve, raporton agjencia DPA nga Vjena.

Kancelari i Austrisë, Christian Kern, thotë se samiti parashihet të ndihmoj në gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

“Samiti ka për qëllim që të jetë hap në drejtim të duhur dhe të ndihmoj në krijimin e presionit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për këto çështje”, tha zoti Kern.

Në takimin e fundit të këtillë në Vjenë në muajin shkurt, liderët e vendeve të Ballkanit dhe Austria, patën vendosur ta mbyllin rrugën ballkanike.

Pos Austrisë, Gjermanisë, Greqisë, në këtë samit marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Turqisë, Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Rumanisë dhe Hungarisë.

Pritet edhe pjesëmarrja e komisionarit për migrim të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.

XS
SM
MD
LG