Ndërlidhjet

SHBA: Cruz thotë se do të votoj për Trumpin


Ted Cruz (djathtas) dhe Donald Trump gjatë një debati të mëparshëm
Ted Cruz (djathtas) dhe Donald Trump gjatë një debati të mëparshëm

Ish-kandidati republikan për president, Ted Cruz, thotë se do të votoj për Donald Trumpin në zgjedhjet e 8 nëntorit, përkundër refuzimit të mëparshëm për ta mbështetur të nominuarin e Partisë Republikane, pas garës së ashpër ndërmjet këtyre dy kandidatëve.

Mbrëmë në rrjetin Facebook, zoti Cruz ka shkruar se ka vendosur të votoj për të nominuarin republikan, Donald Trump, “pas shumë muajve të shqyrtimit, të lutjes dhe kërkimit të ndërgjegjes sime”.

Donald Trump dhe Ted Cruz, gjatë garës partiake zgjedhore, kanë këmbyer shumë kritike e akuza të ndërsjella.

Zoti Cruz tha se Shtetet e Bashkuara “janë në krizë” dhe se kandidatja demokrate Hillary Clinton, “qartas nuk është e aftë për të qenë presidente”.

“Jam shumë i nderuar nga mbështetja e senatorit Cruz”, tha Donald Trump.

XS
SM
MD
LG