Ndërlidhjet

Indi: Akuza për Pakistanin se po eksporton terrorizëm


Kryeministri i Indisë Narendra Modi

Kryeministri i Indisë Narendra Modi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e ka akuzuar Pakistanin për përpjekje për destabilizim të Azisë duke eksportuar terrorizëm.

Këto kritika u bënë pas sulmit vdekjeprurës të 18 shtatorit kundër një kampi ushtarak të Indisë në Kashmir, për të cilin Nju Delhi e fajëson Pakistanin.

Nga ky sulm janë vrarë 18 ushtarë të Indisë.

Gjatë një fjalimi të sotëm televiziv, Modi theksoi se aksionet e Pakistanit po e prekin Indinë, Bangladeshin dhe Afganistanin.

“Ekziston një shtet në Azi, qëllim i të cilit është përhapja e terrorizmit dhe po punon për të siguruar se shekulli i 21-të nuk i takon Azisë”, tha Modi në një referencë të qartë për Pakistanin.

Për një kohë të gjatë India e ka akuzuar Pakistanin për mbështetje të grupeve militante në Kashmirin kontestues dhe për dërgimin e luftëtarëve në pjesët e tjera të vendit për të kryer akte të dhunës.

Pakistani i ka hedhur poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG