Ndërlidhjet

SHBA: Është arrestuar i dyshuari për të shtënat në qendrën tregtare


Arcan Cetin - i dyshuari për sulmin në një qendër tregtare në Bërlington

Arcan Cetin - i dyshuari për sulmin në një qendër tregtare në Bërlington

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara thonë se i dyshuari për të shtënat vdekjeprurëse në një qendër tregtare në qytetin Bërlington, të shtetit Uashington, është zënë.

Zëdhënësi i policisë në Uashington, Mark Francis, tha mbrëmë vonë se është zënë personi, Arcan Cetin, 20 vjeçar, banor në Oak Harbor në Uashington.

Pesë vetë janë vrarë kur personi i armatosur ka hapur zjarr vonë në mbrëmje më 23 shtator, brenda një qendre tregtare në Bërlington, që është 100 kilometra në veri të qytetit Sietël.

Pas të shtënave, policia e pat filluar një kërkim masiv.

Motivi për këtë incident tragjik është i paqartë, por autoritetet thanë se nuk ka indikacione se ky ishte një akt terrorist.

XS
SM
MD
LG