Ndërlidhjet

Pakistan: Raportohet për vrasjen e tre lidererëve talibanë


Ilustrim
Ilustrim

Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë.

Këto burime i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se personi, Raees Khan, po ashtu i njohur si Azam Tariq, zëdhënës për grupin Khan Said, është vrarë mbrëmë vonë nga një sulm ajror.

Burimet thanë se djali i Tariqut dhe dy liderë të tjerë talibanë nga Vaziristani Verior, po ashtu, janë vrarë në sulm, por emrat e tyre nuk janë dhënë.

Ndaj këtyre raporteve nuk kanë reaguar as grupi Khan Said e as autoritetet afgane.

XS
SM
MD
LG