Ndërlidhjet

SHBA dhe aleatët: Durimi ndaj Rusisë “nuk është i pakufizuar”


Një familje siriane duke u larguar nga hapësira pas bombardimeve të pardjeshme në Alepo të Sirisë

Një familje siriane duke u larguar nga hapësira pas bombardimeve të pardjeshme në Alepo të Sirisë

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e vet evropainë thonë se i takon Rusisë që ta sjellë armëpushimin në Siri, duke tërhequr vërejtjen se durimi ndaj Moskës nuk është “i pakufizuar”.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, e kanë mbajtur mbrëmë vonë një mbledhje në Nju Jork.

“Ngarkesa është në Rusinë, që ajo të provoj se ka gatishmëri dhe është e aftë për të ndërmarrë hapa të jashtëzakonshëm për shpëtimin e përpjekjeve diplomatike për ripërtritjen e ndaljes së armiqësive, lejimin e ndihmës humanitare të papenguar dhe krijimin e kushteve të domosdoshme për vazhdimin e bisedimeve të udhëhequra nga Kombet e Bashkuara për tranzicionin politik”, thuhet në deklaratën e publikuar pas takimit të mbrëmshëm.

Ministrat, po ashtu, i kanë bërë presion Këshillit të Sigurimit të OKB-së për “ndërmarrje të hapave të mëtejmë urgjentë për shqyrtimin e brutalitetit të këtij konflikti”, veçanërisht përshkallzimin ushtarak në qytetin verior sirian, Alepo.

XS
SM
MD
LG