Ndërlidhjet

Konfirmohet vrasja e liderëve talibanë pakistanezë


Ilustrim

Ilustrim

Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë.

Këto burime i kanë thënë sot Radios Evropa e Lirë se personi, Raees Khan, po ashtu i njohur si Azam Tariq, zëdhënës për grupin Khan Said, është vrarë mbrëmë vonë nga një sulm ajror.

Burimet thanë se djali i Tariqut dhe dy liderë të tjerë talibanë nga Vaziristani Verior, po ashtu, janë vrarë në sulm, por emrat e tyre nuk janë dhënë.

Një zyrtar i lartë në grupin Khan Said e ka konfirmuar vrasjen e Azam Tariqut.

Ministria e mbrojtjes e Afganistanit i ka konfirmuar sulemet ajrore nga të cilat ajo tha se janë vrarë tre komandantë të al-Kaidës dhe 6 pjesëtarë të tjerë.

Mohammad Radmanish, nga ministria e mbrojtjes e Afganistanit, i tha Radios Evropa e Lirë, se me gjasë Tariq është në mesin e të vrarëve.

XS
SM
MD
LG