Ndërlidhjet

Dy tërmete kanë goditur Japoninë, por zyrtarët thanë se nuk ka rrezik për cunami.

Një tërmet prej 5.5 shkallësh të Richterit është regjistruar në veri të ishullit Hokaido, ndërsa një tjetër prej 5.7 ballësh ka ndodhur pak minuta më vonë pranë ishullit Okinava.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme apo njerëz të plagosur.

Japonia ka histori të gjatë të tërmeteve dhe veprimtarisë sizmike, për shkak të vendndodhjes së saj pranë pllakave tektonike.

Në mars të vitit 2011, Japonia është goditur nga një tërmet prej 9 ballësh të Richterit, i cili ka lënë mbi 15,000 njerëz të vrarë.

XS
SM
MD
LG