Ndërlidhjet

SHBA: Akuza për Rusinë lidhur me bombardimin e civilëve


Josh Earnest

Josh Earnest

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë dhe presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për “fushatë të harmonizuar” kundër civilëve.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha mbrëmë se forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga aeroplanët e Rusisë, po përpiqen “t’i bombardojnë civilët për t’i gjunjëzuar”.

Këto komente u bënë pasi qeveria e Sirisë javën e kaluar ka shpallur ofensivë të re kundër kryengritësve opozitarë në qytetin lindor Alepo, ku jetojnë afto 275 mijë njerëz.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 231 civilë janë vrarë nga dhuna në këtë qytet dhe në periferi të tij, prej se armëpushimi njëjavor, i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, u shkatërrua më 19 shtator.

XS
SM
MD
LG