Ndërlidhjet

Rusia thotë se kompleksi i ambasadës së saj në Siri është sulmuar


Pamje e Ambasadës së Rusisë në Damask
Pamje e Ambasadës së Rusisë në Damask

Rusia thotë se kompleksi i ambasadës së saj në kryeqytetin Damask të Siri, është sulmuar me predha nga kryengritësit.

Ministria e jashtme e Rusisë tha sot se ky sulm kishte ndodhur dje.

Askush nuk është lënduar nga këto sulme, për të cilat ministria tha se qartas kishin ardhur nga hapësira e kontrolluar nga “grupet terroriste”, që luftojnë kundër forcave të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Rusia, që është aleate kryesore e prsidentit Assad, konsideron se sulmi me predha është “pasojë e aksioneve të vendeve, siç janë ato të Shteteve të Bashkuara dhe të disa aleatëve të tyre, që po e nxisin vazhdimin e konfliktit të përgjakshëm në Siri, duke i mbështetur militantët dhe ekstremistët e llojeve të ndryshme”.

Situata në Siri është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme, prej shkatërrimit të armëpushimit para dy javësh, i cili ishte ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

XS
SM
MD
LG