Ndërlidhjet

Guterres merr shumicën në KS për sekretar të OKB-së


Antonio Guterres
Antonio Guterres

Diplomatët në Kombet e Bashkuara thonë se ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres me gjasë do të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, pasi ka marrë mbështetje unanime në një votim të fshehtë sot në Këshillin e Sigurimit.

Diplomatët kanë treguar se asnjëri prej pesë vendeve të përhershme anëtare në Këshillin e Sigurimit nuk kanë votuar për kandidaturën e Guterres.

Votimi i sotëm, është i gjashti i anëtarëve të Këshillit të Sigurimit për sekretarin e përgjithshëm.

Në pesë votimet paraprake, Guterres kishte dalë favoriti.

Më 6 tetor, Këshilli i Sigurimit do të bëj votimin formal dhe më pas do të dërgojë rekomandimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku do të votohet për t’i dhënë vulë vendimit të Këshillit.

XS
SM
MD
LG