Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në një sulm në kufirin Siri-Turqi


Foto arkivi
Foto arkivi

Së paku 20 veta, shumica prej tyre luftëtarë rebelë, janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë pranë kufirit të Sirisë me Turqinë.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se shpërthimi ka ndodhur në pikëkalimin Atmeh, në provincën Idlib.

Amaq, agjenci e lajmeve e lidhur me grupin militant Shteti Islamik, tha se një sulmues vetëvrasës ka goditur një konvoj të rebelëve.

Fraksionet rebele, me mbështetjen ushtarake të Turqisë, janë duke luftuar aktualisht Shtetin Islamik në një rajon tjetër kufitar, në verilindje të Sirisë.

XS
SM
MD
LG