Ndërlidhjet

Dhjetra ushtarë afganë janë zhdukur gjatë trajnimeve në SHBA


Trupat afgane, foto nga arkivi
Trupat afgane, foto nga arkivi

Zyrtarët e Pentagonit janë cituar të kenë thënë se dhjetra trupa afgane që vizitojnë Shtetet e Bashkuara për trajnime ushtarake, janë zhdukur për më shumë se dy vjet, dhe duket se janë duke punuar dhe jetuar jashtëligjshëm në SHBA.

Zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, Adam Stump i ka thënë agjencisë Reuters se vendndodhja e 44 trupave afgane është e panjohur.

Që prej 1 shtatorit, tetë trupa afgane janë larguar nga bazat ushtarake pa autorizim.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, i paidentifikuar, ka thënë se rastet e zhdukjeve të trupave afgane jashtë shqetësuese dhe janë “jashtë normales”.

Pentagoni është duke punuar “për forcimin” e procedurave të kontrollimit për personat që marrin pjesë në programet trajnuese, ka thënë Stump.

Rreth 2,200 trupa afgane janë trajnuar në SHBA që prej vitit 2007.

XS
SM
MD
LG