Ndërlidhjet

logo-print

Në Estoni betohet presidentja e parë grua


Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid. Talin, 10 tetor 2016.

Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid. Talin, 10 tetor 2016.

Kersti Kaljulaid është betuar si presidentja e parë grua e Estonisë.

Kaljulaid, 46 vjeçe, ish-anëtare e Gjykatës Evropiane të Auditorëve, ka marrë përsipër rolin kryesisht ceremonial të hënën.

Kaljulaid, njësoj si edhe paraardhësi i saj Toomas Hendrik Ilves, mbështet rritjen e pranisë së NATO-s në rajonin e Baltikut dhe mbajtjen në fuqi të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes së saj në Ukrainë.

“Shqetësimi ynë kryesor do të jetë gjithmonë siguria”, i tha Kaljulaid parlamentit.

Frika nga Rusia është rritur në Estoni dhe në fqinjët e saj, Lituani e Letoni, prejse Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG