Ndërlidhjet

Hollande: Rusia mund të akuzohet për krime lufte në Alepo


Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin - foto arkivi.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin - foto arkivi.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Rusia mund të përballet me akuzat për krime lufte, për shkak të bombardimeve të saj në Alepo të Sirisë.

Hollande i tha televizionit francez se akuzat mund të iniciohen nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Ai po ashtu tha se mund të refuzojë të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili do të vizitojë Francën javën e ardhshme.

Javën e kaluar, Rusia i ka vënë veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të hartuar nga Franca dhe Spanja, për ndalimin e bombardimeve në Alepo.

Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët, duke thënë se shënjestër e saj janë grupet terroriste në Siri.

As Rusia, as Siria nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.

XS
SM
MD
LG