Ndërlidhjet

logo-print

Një vajzë nën 15 vjeçe martohet çdo 7 sekonda


Afganistan

Afganistan

Një vajzë nën moshën 15-vjeçare martohet çdo shtatë sekonda, thuhet në një raport të organizatës ndërkombëtare për fëmijë Save the Children.

Studimi nxjerr në pah se vajza 10 vjeçe detyrohen të martohen me burra shumë më të vjetër në vendet si Afganistani, Jemeni, India dhe Somalia.

Save the Children thotë se martesa e hershme mund të shkaktojë ngecje në çdo etapë të jetës së vajzës.

Konflikti, varfëria dhe kriza humanitare shihen si faktorët kryesorë që çojnë në martesa të fëmijëve.

“Martesa e fëmijës nis me një cikël disavantazhesh që e privon atë nga të drejtat themelore për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të qenë fëmijë”, tha shefja ekzekutive e Save the Children, Helle Thorning-Schmidt.

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara – UNICEF – llogarit se numri i grave të martuara në fëmijëri do të rritet nga 700 milionë sa është sot në rreth 950 milionë në vitin 2030.

Raporti i Save the Children përkon me Ditën Ndërkombëtare të Vajzës që shënohet sot.

XS
SM
MD
LG