Ndërlidhjet

logo-print

Samsung: Fikni telefonat Galaxy Note 7


Ilustrim

Ilustrim

Kompania Samsung ka kërkuar nga të gjithë poseduesit e telefonave Galaxy Note 7 që t’i fikin ata, derisa të hetohen raportet e reja për shpërthimin e tyre në flakë.

Kompania jugkoreane po ashtu ka thënë se do të ndalojë të gjitha shitjet e telefonave.

Në shtator, Samsung ka tërhequr nga tregu 2.5 milionë telefona, pas ankesave se bateritë e tyre përfshihen nga flakët.

Më vonë, kompania i ka siguruar konsumatorët se telefonat e zëvendësuar janë të sigurt, por tani ka raporte të reja se edhe telefonat e rinj kapen nga flakët.

“Pasi siguria e konsumatorit mbetet prioriteti ynë kryesor, Samsung kërkon nga të gjithë partnerët në nivel global të ndalojnë shitjen e Glaxy Note 7 derisa të zhvillohen hetimet”, ka thënë kompania.

XS
SM
MD
LG