Ndërlidhjet

Trump nuk i ka kërkuar falje Serbisë për bombardimet e NATO-s


Donald Trump
Donald Trump

Një zyrtare e fushatës së kandidatit republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, tha se një revistë serbe ka fabrikuar një intervistë, në të cilën Trump i kërkon falje Serbisë për fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Revsita “Nedeljnik” ka lëshuar fragmente nga, siç ka thënë, një intervistë me Trumpin, të realizuar përmes këshilltares Suzanne Ryder Jaworowski, njëherësh menaxhere e fushatës së tij për shtetin e Indiandës.

Revista ka cituar Trumpin të ketë thënë:

“Bombardimi i serbëve, të cilët kanë qenë aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ka qenë gabim i madh. Serbët janë popull shumë i mirë. Për fat të keq, administrata Clinton u ka sjellë shumë dëm atyre dhe gjithë Ballkanit – ku ka krijuar kaos”.

Jaworowski tha se intervista nuk është realizuar kurrë, raporton ueb-faqja Politico.

“Nuk ka pasur intervistë të Trumpit në Serbi. Nuk e di nga ka ardhur kjo. Nuk kam ndërmjetësuar kurrë ndonjë intervistë me ndonjë gazetar serb”, tha Jaworowski.

XS
SM
MD
LG