Ndërlidhjet

Perëndimi shqyrton sanksione të reja për shkak të Alepos


Londër, 16 tetor 2016.
Londër, 16 tetor 2016.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar qeveritë e Sirisë dhe të Rusisë për sanksione të reja ekonomike, nëse vazhdojnë të bombardojnë Alepon.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka përshkruar situatën si “katastrofën më të madhe humanitare”.

Ai ka thënë se Rusia duhet ta kuptojë se “kjo luftë nuk mund të përfundojë pa zgjidhje politike”.

Kerry është në Londër, për të marrë pjesë në bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Siri.

Sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson, ka thënë se “krime kundër njerëzimit” po ndodhin çdo ditë në Alepo.

Në qytetin e rrethuar jetojnë mbi 270,000 banorë. Agjencitë e ndihmës thonë se armëpushimi është urgjentisht i nevojshëm për të furnizuar civilët.

XS
SM
MD
LG