Ndërlidhjet

Beteja për rikthimin e Mosulit “do të zgjasë me javë”


Mosul, Irak

Mosul, Irak

Në Irak ka nisur operacioni i shumëpritur për rimarrjen e qytetit Mosul nga grupi militant Shteti Islamik.

“Ora e fitores ka ardhur dhe operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur”, ka thënë kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi.

Ofensiva nga forcat kurde Peshmerga, trupat qeveritare dhe forcat aleate po mbështetet nga një koalicion ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh më 2014.

Beteja për rikthimin e tij është operacioni më i madh ushtarak në Irak që nga largimi i trupave amerikane më 2011 dhe, nëse është e suksesshme, do të ishte humbja më e madhe për ekstremistët.

Komandanti i forcave të koalicionit ndërkombëtar, Stephen Townsend, paralajmëroi se operacioni për rikthimin e Mosulit do të zgjasë me javë.

Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të madh” për sigurinë e rreth 1.5 milion banorëve në zonë.

XS
SM
MD
LG