Ndërlidhjet

Podgoricë: Dikiqit i janë përcaktuar 72 orë paraburgim


Pamje gjatë arrestimit të Dikiqit nga përfaqësuesit e policisë së Malit të Zi
Pamje gjatë arrestimit të Dikiqit nga përfaqësuesit e policisë së Malit të Zi

Ish-shefit të xhandarmerisë së Serbisë, Bratisllav Dikiq, i cili është arrestuar në Mal të Zi, i është caktuar paraburgimi prej 72 orëve, pasi mbrëmë u mor në pyetje në Prokurorinë special shtetërore.

Së bashku me 19 shtetas të tjerë të Serbisë, Dikiq është arrestuar të shtunën në mbrëmje, i dyshuar për krijimin e organizatës kriminale dhe terroriste, pastaj për përgatitje të sulmit kundër institucioneve të Malit të Zi dhe për rrëmbimin e kryeministrit të Maliz të Zi, Millo Gjukanoviq.

Për këtë arrestim nuk ishte i njoftuar ministri i brendshëm i Malit të Zi, Goran Danilloviq, i cili në qeverinë e besimit zgjedhor ishte përfaqësues i opozitës, raporton agjencia Beta nga Podgorica.

XS
SM
MD
LG