Ndërlidhjet

Lista Serbe e dërgon në Gjykatën Kushtetuese edhe Ligjin për investime strategjike


Gjykatës Kushtetuese

Gjykatës Kushtetuese

Deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Investimet Strategjike nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Lista Serbe, i është drejtuar Kushtetueses pas deklaratës së miratuar nga kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, të cilët kanë kundërshtuar miratimin e këtij Ligji, duke konstatuar se nxjerrja e ligjeve në këtë formë nga institucionet qendrore të Kosovës, bie ndesh me parimet e decentralizimit dhe paraqet një jo sinqeritet të qeverisë qendrore karshi institucioneve lokale.

Gjatë javës së shkuar, Lista Serbe i është drejtuar Kushtetueses edhe për Ligjin për “Trepçës”, duke pretenduar po ashtu se nuk është miratuar konform procedurave ligjore - kushtetuese.

Të dy këto ligje, ky subjekt politik shpreson se do të anulohen nga Gjykata Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG