Ndërlidhjet

Mali i Zi: Opozita s’e pranon rezultatin zgjedhor – vendi në prag të krizës


Arrestimi i 20 personave nga Serbia në territorin e Malit të Zi
Arrestimi i 20 personave nga Serbia në territorin e Malit të Zi

Opozita malazeze nuk e pranon rezultatin zgjedhor.

Vendimi për mospranimin e rezultatit erdhi pasi nga adresa të ndryshme ndërkombëtare, nga Washingtoni, NATO dhe BE-ja është bërë thirrje për krijimin e qeverisë dhe vazhdimin e reformave.

Nuk ka patur, ende, asnjë reagim në vendimin e opozitës për të mos pranuar rezultatet zgjedhore të ditës së diel.

Fronti Demokratik Kljuc (Çelësi), demokratët dhe Partia Socialdemokrate kanë marrë vendimin njëzëri që të mos pranojnë rezultatet e zgjedhjeve paralamentare që u mbajtën të dielën.

Krerët e të katër partive, që kanë marrë gjithsej 39 vendeve në parlament nga 81, kanë konstatuar se nuk mund të pranojnë rezultatet zgjedhore, që u mbajtën në ditën “kur ka pasur përpjekje për grusht shtet, sepse kjo nuk lidhet me deklarimin e lirë dhe demokratik të qytetarëve dhe ka ndikuar në rezultatin përfundimtar”.

Dritan Abazoviq nga koalicioni i madh Kljuc, thotë se kjo nuk është arsyeja e vetme se pse është bashkuar opozita në vendimin e saj për të kundërshtuar rezltatin e, siç thotë, zgjedhjeve më të parregullta në 10 vjetët e fundit:

Poi, për dallim nga opozita malazeze, bashkësia ndërkombëtare ka ardhë në përfundim të përgjithshëm se zgjedhjet në Mal të Zi ‘kanë qenë demokratike dhe janë zhvilluar në një mënyrë të qetë dhe të rregullt’.

Delegacioni i vëzhguesve të OSBE-së nuk ka vënë në pikëpyetje rregullësinë e zgjedhjeve, ndërkohë që përmes deklaratave për shtyp Departamenti Amerikan i Shtetit, NATO dhe BE kanë thënë se qytetarët malazezë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale “kanë votuar qetë dhe në rregull, brenda kornizës ligjore të reformuar”.

Zgjedhjet në Mal të Zi janë mbajtur të dielën me pjesëmarrjen e më shumë se 73 për qind të trupit votues. Partia e kryeministrit Millo Gjukanoviq ka marrë shumicën e votave, por jo mjaftueshëm për ta qeverisur vendin vetë. Zgjedhjet janë parë si jetike për vendin në udhëkryqin ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.

Një natë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, policia malazeze ka arrestuar 20 shtetas të Serbisë.

Prokuroria Speciale e Malit të Zi, ka caktuar të hënën, masën e paraburgimit prej 72 orësh për 14 nga 20 personat, shtetas të Serbisë, të arrestuar në Podgoricë, me dyshimin se, siç thuhet, “kanë planifikuar sulme mbi institucionet malazeze, policinë dhe përfaqësuesit e organeve shtetërore”.Gjashtë nga të arrestuarit ditën e shtunë, pas marrjes në pyetje janë liruar, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Andrijana Razhnatoviq.

“Pas marrjes në pyetje në hapësirat e Prokurorisë shtetërore Speciale, të të 20 personave që janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer vepër penale të krijimit të organizatës kriminale në ndërlidhje me veprën penale të terrorizmit, Prokurori Special për 14 persona ka marrë vendimin e mbajtjes për 72 orë, derisa 6 të tjerë janë liruar”, tha Razhnatoviq.

Në mesin e atyre që janë mbajtur në paraburgim është edhe Bratislav Dikiq, ish komandant i njësisë speciale policore të Xhandarmerisë së Serbisë, i cili u zëvendësua më 2013.

Arrestimi i 20 personave nga Serbia në Mal të Zi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:38 0:00

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur dyshimin e tij për, siç tha, “akuzat për terrorizëm ndaj Dikiqit dhe të tjerëve të arrestuar në Mal të Zi”.

“Do të doja që arrestimi i një numri qytetarësh nga Zubin Potoku të mos jetë i bazuar në pohimet e komandantit shqiptar të policisë, Selimit, por kam frikë se kemi dëshmi se kështu është bërë. Po presim të shohim nëse ka dicka tjetër, por nëse e gjithë kjo është e bazuar në pohimet e Selimit – dhe kemi dëshmi për pohimet e tij, sepse ai i ka lajmëruar në policinë e Malit të Zi pjesëtarët e lëvizjes së Ravna Gorës, që përndryshe janë kundërshtarët e mi, por që nuk do të thotë se janë terroristë – nëse kjo është arsyeja, atëherë nuk mendoj se ka pasur arsye serioze për fjalë të tilla”, tha Vuçiq.(REL)

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG