Ndërlidhjet

Kosova ngec në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore 


Ilustrim

Ilustrim

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka theksuar se Kosova po bën përpjekje domethënëse për luftimin e krimit, mirëpo mbetet ende shumë punë që t’i plotësojë standardet ndërkombëtare për eliminimin e trafikimit.

Këto komente ambasadori amerikan i bëri me rastin e ditës së BE-së, kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Me rastin e kësaj dite, në Prishtinë është organizuar një konferencë ku ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, theksoi se Republika e Kosovës dhe MPB nuk janë të kënaqura me të gjeturat e raporteve ndërkombëtare, qofshin ato të DASH-it, GRETA-s apo raportit të progresit ku flasin për trafikimin e qenieve njerëzore.

Ai tha se Policia e Kosovës, ka bërë një punë të shkëlqyer, mirëpo ndëshkueshmëria e njerëzve të përfshirë në trafikim me qenie njerëzore, nuk është në shkallën e duhur dhe këtu duhet të bëjmë ndryshime thelbësore.

Kurse, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se "nuk mund të ketë sukses të plotë në luftën ndaj trafikimit pa mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithë shoqërisë".

Ai theksoi se shumë njerëz anë e mbanë botës janë duke u përballur me këtë fenomen të turpshëm dhe as Kosova nuk është e përjashtuar prej tij. Sipas tij ky fenomen duhet të parandalohet përmes veprimeve dhe masave konkrete.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është shprehur se 'për BE-në, luftimi i trafikimit me njerëz është top prioritet në mbarë botën'.

XS
SM
MD
LG