Ndërlidhjet

OKB e fajëson regjimin e Sirisë për sulmin e tretë kimik


Ekspertët e Kombeve të Bashkuara, më 29 gusht 2016, duke i marrë mostrat nga një sulm i dyshuar kimik në Siri
Ekspertët e Kombeve të Bashkuara, më 29 gusht 2016, duke i marrë mostrat nga një sulm i dyshuar kimik në Siri

Një hetim i Kombeve të Bashkuara ka zbuluar se forcat e qeverisë së Sirisë janë përgjegjëse për sulmin e tretë me gaz helmues.

Një raport për këtë sulm i Kombeve të Bashkuara dhe i Organizatës për Ndalimin e Armatimit Kimik, mbrëmë i është dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Pritet që për këtë raport të ketë mospajtime ndërmjet Rusisë dhe fuqive perëndimore lidhur me çështjen e përgjigjes ndaj këtij incidenti me armatim kimik të dokumentuar.

Raporti i fajëson forcat e qeverisë së Sirisë për sulm me përdorim të gazit helmues, me gjasë klor, në Kmenas të Idlibit, më 16 mars të këtij viti.

Në muajin gusht, Kombet e Bashkuara e patën identifikuar regjimin e Sirisë si përgjegjës për dy sulme të tjera me gaz të klorit në vendin e vet.

Pasi Siria më herët ishte fajësuar për dy sulme kimike, Rusia, që është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me të drejtë të vetos, e kishte bllokuar çfarëdo aksioni, duke thënë se konkludimet e Kombeve të Bashkuara nuk duhet të përdoren për imponim të sanksioneve.

XS
SM
MD
LG