Ndërlidhjet

Alepo: Në fund të armëpushimit – sulme ajrore dhe artilerike


Fotografi e datës 16 tetor të këtij viti ku shihen shkatërrimet e mëdha në Alepo të Sirisë
Fotografi e datës 16 tetor të këtij viti ku shihen shkatërrimet e mëdha në Alepo të Sirisë

Aktivistët sirianë kanë raportuar për luftime të ashpra në Alepo, që e kanë përfunduar armëpushimin triditësh në këtë qytet, i cili ishte shpallur nga qeveria e Sirisë dhe aleati i saj kryesor, Rusia.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka njoftuar mbrëmë se kanë filluar sulmet nga aeroplanët sirianë apo rusë, kundër lagjeve që janë nën kontroll të kryengritësve në Alepo.

Ky observator, po ashtu, tha se ka pasur edhe përleshje tokësore dhe të shtëna të rënda artilerike gjatë ditës përgjatë linjave të frontit.

Qyteti Alepo është i ndarë ndërmjet pjesëve që janë nën kontroll të qeverisë dhe atyre që janë nën kontroll të forcave opozitare.

Sulmet ajrore të Rusisë dhe qeverisë së Sirisë, të fokusuara në pjesën lindore të Alepos, me popullatë të dendur, që është nën kontroll të kryengritësve, janë dënuar ashpër në përmasa ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG