Ndërlidhjet

Turqi: Nuk përjashtohet operacioni tokësor në Irak


Mevlut Cavusoglu
Mevlut Cavusoglu

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, thotë se Ankaraja mund ta lansoj një operaacion tokësor në Irakun fqinj, nëse ndjen se siguria e saj është rrezikuar.

“Ne jemi të gatshëm t’i përdorim të gjitha mundësitë tona, përfshirë operacionin tokësor”, i tha sot Cavusoglu një televizioni lokal dhe ka shtuar se aktivitetet e Turqisë në Siri janë shembull i gatishmërisë së Turqisë për ta mbrojtur sigurinë e saj.

Iraku thotë se Turqia nuk merr pjesë në ofensivën aktuale për largimin e militantëve të Shtetit Islamik nga qyteti Mosul.

Cavusoglu tha se Turqia i ka katër aeroplanë luftarakë F-16 të gatshëm për të marrë pjesë në koalicionin ndërkombëtar për ndërmarrjen e sulmeve ajrore në Irak, nëse është e domosdoshme.

Turqia ka luftuar kundër militantëve kurdë të ndërlidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit, që në Turqi është e jashtëligjshme.

Ankaraja rregullisht ndërmjerr sulme ajrore kundër bazave kurde në pjesën veriore të Irakut.

XS
SM
MD
LG