Ndërlidhjet

Administratori i Bosnjës dënon dekorimet e kriminelëve të luftës


Parlamenti i Republikës Serbe
Parlamenti i Republikës Serbe

Zyrtari i lartë ndërkombëtar në Bosnjë ka dënuar vendimin e Parlamentit të Serbëve të Bosnjës që të dekorojë të akuzuarit dhe të dënuarit për krime lufte për kontributin e tyre në formimin e këtij institucioni në vitin 1992.

Në mesin e të dekoruarve ndodhet edhe i dënuari për gjenocid, Radovan Karaxhiq, dhe një numër i bashkëpunëtorëve të tij që gjithashtu janë dënuar nga një Gjykatë e OKB-së për krime lufte në hagë për krimet e luftës të kryera ndaj jo serbëve derisa po e krijonin mini shtetin serb në Bosnjë, Republika Serbe.

Deklarata e lëshuar, të martën, nga zyra e diplomatit austriak, Valentin Inzko, që mbikëqyrë marrëveshjen paqesore të Bosnjës, thekson se “ky akt është i papranueshëm në një botë moderne dhe të qytetaruar”. në të vec tjerash thuhet se Parlamenti i Serbëve të Bosnjës tashmë e vendosi veten “jashtë vlerave evropiane dhe civilizuese”. (REL)

XS
SM
MD
LG