Ndërlidhjet

Moldavi: Zgjedhjet presidenciale – betejë për BE apo Rusi


Pamje nga votimet e sotme presidenciale në kryeqytetin Kishinev në Moldavi

Pamje nga votimet e sotme presidenciale në kryeqytetin Kishinev në Moldavi

Në Moldavi sot po mbahen zgjedhjet e para presidenciale në 20 vitet e fundit.

Këto zgjedhje shihen si betejë ndërmjet atyre që e mbështesin integrimin në Bashkimin Evropian dhe atyre që dëshirojnë lidhje të ngushta me Rusinë.

Igor Dodon, kandidat socialist, po udhëheq në shumë hulumtime të opinionit, por ndoshta nuk do të jetë në gjendje të fitoj numër të mjaftueshëm të votave për trimuf të menjëhershëm.

Ky ekonomist 41 vjeçar dëshiron lëvizje kah Rusia.

Kandidatja Maia Sandu, ish-ministre e arsimit, rivalja kryesore e zotit Dodon, synon lidhje më të afërta me Brukselin dhe implementim të reformave, për të cilat Bashkimi Evropian thotë se janë të domosdoshme për rrugën e Moldavisë kah anëtarësimi në BE.

Moldavia është njëra nga vendet më të varfëra në Evropë dhe është goditur nga disa skandale të profilit të lartë.

Prej vitit 1996 presidentët e këtij vendi janë zgjedhur në parlamanet.

XS
SM
MD
LG