Ndërlidhjet

Pro-rusët dominojnë zgjedhjet në Moldavi


Igor Dodon (në mes të dy ushtarakëve).
Igor Dodon (në mes të dy ushtarakëve).

Zgjedhjet presidenciale në Moldavi do të shkojnë në rreth të dytë, pasi kandidati pro-rus për pak nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave.

Me gati të gjitha votat e numëruara, Igor Dodon ka fituar 48.5 përqind të tyre, ndërsa rivalja e tij më e afërt, kandidatja pro-evropiane Maia Sandu ka fituar 38.2 përqind.

Dodon është dashur të fitojë së paku 51 përqind për të shmangur balotazhin më 13 nëntor.

Zgjedhjet e së dielës kanë qenë zgjedhjet e para direkte presidenciale në Moldavi në 20 vjet.

Ato janë parë si betejë midis atyre që mbështesin lidhjet më të afërta me Rusinë dhe atyre që duan integrimin në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG