Ndërlidhjet

Presidenti Thaçi nënshkroi Ligjin për Trepçën


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar Ligjin për Trepçën. Këtë veprim ai e ka ndërmarrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e rrëzoi kërkesën e Listës Serbe për anulimin e këtij ligji.

“Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social, Facebook.

“Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë”, ka thënë Thaçi.

Tani, mbetet që ky ligj të publikohet edhe në gazetën zyrtare, me çka do të konsiderohet se ka hyrën në fuqi.

XS
SM
MD
LG