Ndërlidhjet

Shtatë të vdekur dhe mbi 30 të zhdukur në një shpërthim në një kantier


Harta e Pakistanit
Harta e Pakistanit

Njoftimet nga Pakistani bëjnë të ditur se të paktën 7 punëtorë kanë vdekur dhe më shumë se 50 janë lënduar nga një varg shpërthimesh në një punëtori ku anijet e mëdha po çmontoheshin.

Shpërthimet në një tanker të papërdorur të naftës në Gadani, në punëtorinë ku çmontohen anijet, ndodhën kur 100 punëtorë ishin duke punuar.

Të paktën edhe 30 punëtorë të tjerë janë zhdukur, bëjnë të ditura njoftimet e mediave nga Pakistani.

Autoritetet thonë se numri i të vdekurve mund të rritet meqë një numër i punëtorëve është bllokuar brenda anijes që po digjet.

Kantieri i çmontimit të anijeve, që shtrihet rreth 10 kilometra larg bregut të Pakistanit, është i vendosur 60 kilometra në veriperëndim të Karachit.

Është objekti i tretë më i madh në botë dhe punëson rreth 6 mijë njerëz. (REL)

XS
SM
MD
LG