Ndërlidhjet

Adele thotë se ka pasur depresion post-natal


Adele
Adele

Këngëtarja britanike Adele ka folur hapur për depresionin post-natal, pas lindjes së djalit të saj Angelo.

Adele i ka thënë revistës Vanity Fair se në atë kohë, është ndjerë sikur ka bërë "vendimin më të keq në jetë".

Adele, 28 vjeçe, tha se e do djalin e saj më shumë se çdo gjë në botë, por pranoi se i është dashur të luftojë për të pranuar amësinë.

“Kam qenë e fiksuar pas fëmijës sim, por ndjehesha e papërshtatshme”, tha Adele.

Angelo është tani katër vjeç dhe fëmija i vetëm i Adeles me partnerin Simon Konecki.

XS
SM
MD
LG