Ndërlidhjet

Pakistan: Numri i të vdekurve nga zjarri ka arritur në 17 vetë


Ekipet e shpëtimit e ndihmojnë një të plagosur nga zjarri në Gadani të Pakistanit

Ekipet e shpëtimit e ndihmojnë një të plagosur nga zjarri në Gadani të Pakistanit

Numri i të vdekurve nga zjarri në një kapacitet të madh për çmontimin e anijeve në pjesën jugore të Pakistanit, ka arritur në 17 vetë.

Zyrtarët thanë, po ashtu, se dje, nga eksplodimi i një cilindri të gazit është shkaktuar zjarr i madh në një tanker të naftës, që nuk përdorej për transport, në vendin Gadani, me ç’rast janë plagosur afro 50 persona të tjerë, që punonin në çmontimin e anijes.

Së paku 30 vetë raportohet se konsiderohen të zhdukur.

Ky kapacitet, që shtrihet përgjatë 10 kilometrave të bregdetit pakistanez, ndodhet afro 60 kilometra në veriperëndim të qytetit-port, Karaçi.

Ky është kapaciteti i tretë i tillë më i madhi në botë dhe në të janë të punësuar më se 6 mijë vetë.

XS
SM
MD
LG